#42: Arena e Yjeve - Tahir Batatina - Nga sakrificat për Llapin, te emocionet e Kupave dhe mesazhi për Dakun para Shqipëri – Serbi
Në episodin e radhës te “Arena e Yjeve”, do të keni mundësinë të dëgjoni rrëfimin ekskluziv të trajnerit të njohur kosovar, Tahir Batatina, fitues i dy Kupave të Kosovës dhe një Superkupe me Llapin. Ai ndalet tek rrugëtimi i tij, duke treguar për dashurinë e madhe për futbollin, kohën kur mori pjesë në UÇK e më pas TMK, dhe sfidat e para si trajner i Llapit, ku ndeshjet e barazhit ishin vetëm fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm. Tahir Batatina flet hapur për sakrificat e mëdha të familjes së tij, që investoi miliona euro për të ngritur klubin e Llapit dhe për t’i kthyer atij lavdinë. Ai ndalet edhe tek momentet më të vështira, përfshirë periudhën kur, siç rrëfen vetë, “nuk dola nga shtëpia një javë” pas një disfate të dhimbshme. Por jo gjithçka ka qenë e errët – mesazhi i tij është plot optimizëm, ndërsa kujton gëzimin e madh të fitimit të trofeve dhe krenarinë që ka me talentët e shumtë që po rriten te Llapi. Batatina shpalos edhe besimin e palëkundur që ka te Mirlind Daku, sidomos përpara ndeshjes së madhe Shqipëri – Serbi.Mbështetur nga:- KGM - Ssangyong - KGM – SsangYong është një markë e njohur koreane e automjeteve, e cila ka hyrë së fundmi në tregun e Kosovës përmes përfaqësuesit zyrtar Delfin LTD SH.P.K. - Për më shumë: https://www.facebook.com/kgmkosova- Golden Eagle - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë. - Për më shumë: ëëë.goldeneagle-ks.com - E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme. - Për më shumë: www.ebukura.com