#104 – Arena e Yjeve – Ahmet Haliti – Nga trofetë me Hysin, Prishtinën e Llapin te karriera si trajner
#104

#104 – Arena e Yjeve – Ahmet Haliti – Nga trofetë me Hysin, Prishtinën e Llapin te karriera si trajner

Në episodin e 104-t të “Arena e Yjeve”, mysafir është Ahmet Haliti, ish-mbrojtësi që la gjurmë në futbollin kosovar, duke përjetuar suksese me disa prej klubeve më të njohura në vend. Një rrugëtim që nisi nga pasioni për futbollin dhe u ndërtua përmes shumë sfidave, trofeve dhe përvojave të paharrueshme. Haliti rikthen kujtimet nga koha te Hysi, Prishtina, Feronikeli, Llapi dhe Trepça ’89, duke folur për emocionet e fitoreve, përgjegjësinë e fanellave që veshi dhe përvojat në futbollin shqiptar me Besën dhe Bylisin. Ai ndalet te momentet më të veçanta të karrierës, sukseset e arritura, përballjet me sulmuesit më të vështirë dhe përvojat në garat evropiane. Por edhe te një vendim i rëndësishëm: largimi nga futbolli aktiv në moshën 36-vjeçare. Pas përfundimit të karrierës si futbollist, nisi një rrugëtim i ri në bankinë. Nga Vëllaznimi dhe Dukagjini, deri te Ballkani, ku sot është pjesë e shtabit teknik, Haliti rrëfen sfidat e kalimit nga lojtari në trajner, mësimet e marra dhe ambiciet për të ardhmen. Një bisedë për futbollin, trofetë, kujtimet, vendimet dhe pasionin që nuk përfundon me largimin nga fusha.


- EXFIS 

- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.
Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit

- E Bukura e Dheut
 
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  
- Për më shumë: https://www.ebukura.com