Arena e Yjeve nga Telegrafi Sport
All Episodes

Latest Episodes

All Episodes →
#105

#105 – Arena e Yjeve – Samir Ujkani – Misioni për ta dërguar Kombëtaren e Kosovës në Euro 2028

Në episodin e 105-të të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është Samir Ujkani, ish-kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, i cili tashmë ushtron detyrën e zëvendësdrejtorit të ekipit kombëtar. Nga vitet e gjata si portier në futbollin italian, te përgjegjësitë e reja në strukturat e “Dardanëve”, Ujkani rrëfen për një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë jashtë fushës së lojës, por me të njëjtin synim: të kontribuojë në suksesin e Kosovës. Gjatë bisedës, ai flet për zhvillimet e fundit te Kombëtarja, dy ndeshjet e rëndësishme ndaj Izraelit dhe Irlandës, si dhe pritshmëritë për këtë fazë të rrugëtimit të “Dardanëve”. Ai ndalet edhe te tri prurjet e reja, Lindrit Kamberi, Bleon Kurtulus dhe Enis Rexhepi, duke shpjeguar rëndësinë e tyre për ekipin dhe atë që pritet prej tyre në të ardhmen. Një vëmendje të veçantë merr edhe puna e përzgjedhësit Franco Foda. Ujkani flet për filozofinë e trajnerit gjerman, mënyrën se si e udhëheq ekipin dhe ndikimin e tij në zhvillimin e Kombëtares që nga marrja e detyrës. Euro 2028 mbetet objektivi madhor. Ish-kapiteni shpalos ambiciet e Kosovës, flet për rrugën që duhet ndjekur dhe për misionin që e pret këtë gjeneratë futbollistësh në vitet e ardhshme. Në këtë episod, Ujkani rikthehet edhe te karriera e tij si portier, veçanërisht te periudha e gjatë në Itali. Ai kujton klubet ku luajti, përvojat që e formësuan dhe zbulon se në cilën skuadër është ndier më mirë gjatë aventurës së tij si futbollist. Nga emocionet e mbajtjes së shiritit të kapitenit te përgjegjësitë e reja në shërbim të Kombëtares, Samir Ujkani rrëfen për futbollin, përvojën dhe ambicien për ta parë Kosovën në mesin e përfaqësueseve më të mira të Evropës. - EXFIS  - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane. Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit - E Bukura e Dheut   - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.   - Për më shumë: https://www.ebukura.com
#104

#104 – Arena e Yjeve – Ahmet Haliti – Nga trofetë me Hysin, Prishtinën e Llapin te karriera si trajner

Në episodin e 104-t të “Arena e Yjeve”, mysafir është Ahmet Haliti, ish-mbrojtësi që la gjurmë në futbollin kosovar, duke përjetuar suksese me disa prej klubeve më të njohura në vend. Një rrugëtim që nisi nga pasioni për futbollin dhe u ndërtua përmes shumë sfidave, trofeve dhe përvojave të paharrueshme. Haliti rikthen kujtimet nga koha te Hysi, Prishtina, Feronikeli, Llapi dhe Trepça ’89, duke folur për emocionet e fitoreve, përgjegjësinë e fanellave që veshi dhe përvojat në futbollin shqiptar me Besën dhe Bylisin. Ai ndalet te momentet më të veçanta të karrierës, sukseset e arritura, përballjet me sulmuesit më të vështirë dhe përvojat në garat evropiane. Por edhe te një vendim i rëndësishëm: largimi nga futbolli aktiv në moshën 36-vjeçare. Pas përfundimit të karrierës si futbollist, nisi një rrugëtim i ri në bankinë. Nga Vëllaznimi dhe Dukagjini, deri te Ballkani, ku sot është pjesë e shtabit teknik, Haliti rrëfen sfidat e kalimit nga lojtari në trajner, mësimet e marra dhe ambiciet për të ardhmen. Një bisedë për futbollin, trofetë, kujtimet, vendimet dhe pasionin që nuk përfundon me largimin nga fusha. - EXFIS  - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane. Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit - E Bukura e Dheut   - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.   - Për më shumë: https://www.ebukura.com
#103

#103 – Arena e Yjeve – Liga e Kampionëve, Topi i Artë dhe derbit e fundjavës në analizën e gazetarëve të Telegrafit

Në episodin e 103-të të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva, diskutojnë për zhvillimet kryesore në futbollin evropian, garën për Ligën e Kampionëve, Topin e Artë dhe përballjet e mëdha të fundjavës. Gjatë bisedës, Shkumbin Pireva jep parashikimin e tij për ekipin që duhet mposhtur për ta fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa Bardh Maxhuni analizon befasitë e këtij edicioni dhe suksesin e një skuadre angleze që po shkëlqen pavarësisht largimeve të lojtarëve. Një pjesë e rëndësishme e diskutimit i kushtohet edhe garës për Topin e Artë, ku Lavdim Pireva shpjegon se cili futbollist e meriton çmimin, duke vlerësuar kontributin individual dhe ndikimin në lojën e ekipit. Gazetarët analizojnë gjithashtu formën e Paris Saint-Germainit dhe mundësitë e skuadrave për të triumfuar në garën më prestigjioze evropiane për klube. Në fund, vëmendja përqendrohet te El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës, si dhe te zhvillimet në Superligën e Kosovës dhe derbit e fundjavës. - EXFIS  - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane. Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit - E Bukura e Dheut   - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.   - Për më shumë: https://www.ebukura.com
#102

#102 – Arena e Yjeve – Besim Shala – Nga Ligji i Sponsorizimit te milionat për sportin kosovar

Në episodin e 102-të të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Besim Shala, kryesues i Komisionit për Vërtetime të Ligjit të Sponsorizimit në Sport, i cili foli për rëndësinë e këtij mekanizmi në financimin dhe zhvillimin e sportit në Kosovë. Gjatë bisedës, Shala shpjegoi kriteret dhe procedurat që duhet të ndjekin klubet, federatat dhe organizatat sportive për të përfituar nga ligji i sponsorizimit, si dhe gabimet më të shpeshta që çojnë në refuzimin e kërkesave. Një pjesë e rëndësishme e intervistës iu kushtua shumave të përfituara nga sporti kosovar, numrit të kërkesave të shqyrtuara dhe transparencës në procesin e vërtetimit të sponsorizimeve. Shala foli edhe për sfidat në zbatimin e ligjit, përgjegjësinë e përfituesve për përdorimin e mjeteve financiare dhe nevojën që mbështetja të ndikojë në zhvillimin e talenteve të reja, sportit të femrave dhe disiplinave më pak të përfaqësuara. Në fund, ai përcolli mesazhin për klubet, federatat dhe organizatat sportive që të informohen më shumë për kriteret dhe procedurat, në mënyrë që të shfrytëzojnë mundësitë që ofron Ligji i Sponsorizimit. - EXFIS  - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane. Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit - E Bukura e Dheut   - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.   - Për më shumë: https://www.ebukura.com
#101

#101 – Arena e Yjeve – Shaban Baholli – Mbi pesë dekada me 2 Korrikun, nga futbollist te drejtues i klubit

Në episodin e 101-të të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Shaban Baholli, drejtor i përgjithshëm i 2 Korrikut, i cili rrëfeu për rrugëtimin e tij mbi pesëdekadësh me klubin, nga fillimet si futbollist në vitin 1971 deri te përgjegjësitë drejtuese që mban sot. Biseda nisi me kujtimet nga koha kur klubi njihej si Proleteri dhe vazhdoi me ndryshimin e emrit në 2 Korriku në vitin 1990, si dhe sfidat e futbollit kosovar gjatë viteve të vështira të asaj periudhe. Baholli rikujtoi disa nga momentet më të rëndësishme të klubit, përfshirë fitimin e Kupës së Kosovës dhe pritjen nga presidenti historik Ibrahim Rugova. Ai foli edhe për përfundimin e karrierës si futbollist në vitin 2001 dhe kalimin në rolin drejtues. Një pjesë e rëndësishme e intervistës iu kushtua shkollës së futbollit të 2 Korrikut, zhvillimit të talenteve të reja dhe rolit të klubit në përgatitjen e futbollistëve për nivelin profesional. Në fund, Baholli foli për sfidat financiare, sigurimin e donatorëve dhe trashëgiminë që dëshiron të lërë pas, pas më shumë se pesë dekadash të lidhura me 2 Korrikun. - EXFIS  - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane. Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit - E Bukura e Dheut   - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.   - Për më shumë: https://www.ebukura.com