#101 – Arena e Yjeve – Shaban Baholli – Mbi pesë dekada me 2 Korrikun, nga futbollist te drejtues i klubit
#101

#101 – Arena e Yjeve – Shaban Baholli – Mbi pesë dekada me 2 Korrikun, nga futbollist te drejtues i klubit

Në episodin e 101-të të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Shaban Baholli, drejtor i përgjithshëm i 2 Korrikut, i cili rrëfeu për rrugëtimin e tij mbi pesëdekadësh me klubin, nga fillimet si futbollist në vitin 1971 deri te përgjegjësitë drejtuese që mban sot. Biseda nisi me kujtimet nga koha kur klubi njihej si Proleteri dhe vazhdoi me ndryshimin e emrit në 2 Korriku në vitin 1990, si dhe sfidat e futbollit kosovar gjatë viteve të vështira të asaj periudhe. Baholli rikujtoi disa nga momentet më të rëndësishme të klubit, përfshirë fitimin e Kupës së Kosovës dhe pritjen nga presidenti historik Ibrahim Rugova. Ai foli edhe për përfundimin e karrierës si futbollist në vitin 2001 dhe kalimin në rolin drejtues. Një pjesë e rëndësishme e intervistës iu kushtua shkollës së futbollit të 2 Korrikut, zhvillimit të talenteve të reja dhe rolit të klubit në përgatitjen e futbollistëve për nivelin profesional. Në fund, Baholli foli për sfidat financiare, sigurimin e donatorëve dhe trashëgiminë që dëshiron të lërë pas, pas më shumë se pesë dekadash të lidhura me 2 Korrikun.

- EXFIS 

- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.
Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit

- E Bukura e Dheut
 
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  
- Për më shumë: https://www.ebukura.com