#103 – Arena e Yjeve – Liga e Kampionëve, Topi i Artë dhe derbit e fundjavës në analizën e gazetarëve të Telegrafit
#103

#103 – Arena e Yjeve – Liga e Kampionëve, Topi i Artë dhe derbit e fundjavës në analizën e gazetarëve të Telegrafit

Në episodin e 103-të të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva, diskutojnë për zhvillimet kryesore në futbollin evropian, garën për Ligën e Kampionëve, Topin e Artë dhe përballjet e mëdha të fundjavës. Gjatë bisedës, Shkumbin Pireva jep parashikimin e tij për ekipin që duhet mposhtur për ta fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa Bardh Maxhuni analizon befasitë e këtij edicioni dhe suksesin e një skuadre angleze që po shkëlqen pavarësisht largimeve të lojtarëve. Një pjesë e rëndësishme e diskutimit i kushtohet edhe garës për Topin e Artë, ku Lavdim Pireva shpjegon se cili futbollist e meriton çmimin, duke vlerësuar kontributin individual dhe ndikimin në lojën e ekipit. Gazetarët analizojnë gjithashtu formën e Paris Saint-Germainit dhe mundësitë e skuadrave për të triumfuar në garën më prestigjioze evropiane për klube. Në fund, vëmendja përqendrohet te El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës, si dhe te zhvillimet në Superligën e Kosovës dhe derbit e fundjavës.


- EXFIS 

- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.
Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit

- E Bukura e Dheut
 
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  
- Për më shumë: https://www.ebukura.com