Malsor Gjonbalaj është një nga emrat me të spikatur që ka luajtur në futbollin e Kosovës dhe në atë në dy periudha, para dhe pas luftës. I pranishëm si mysafir në podcastin Arena e Yjeve në Telegrafi Sport, ai ka folur për fillimet e tij të karrierës, punën me shumë trajnerë, periudhën e studimeve, por edhe Kombëtaren e Kosovës. Ish-sulmuesi i njohur ka luajtur në Kosovë për klube si Besa, Prishtina, KEK-u, Trepça ‘89, Kosova (P), Flamurtari dhe Drenica. Ai ka bërë karrierë edhe në Belgjikë për një periudhë, ndërsa ka qenë pjesë e futbollit shqiptar me klubin Apolonia e Fierit dhe atij maqedonas me Makedonia GP.
Mbështetur nga:
Mbështetur nga:
- Patos
- Patos është një markë e njohur patatinash që ofron produkte të shijshme, të prodhuara nga patate të cilësisë së lartë.
- Dent Fix
- Dent Fix është një nga klinikat më të avancuara dhe inovative në fushën e stomatologjisë në Kosovë.
Për më shumë: https://dentfix-ks.com/