#07: Arena e Yjeve - Behar Maliqi- I vetmi që Plisat kanë këngë për të, kampion në fushë dhe jashtë saj
#7

#07: Arena e Yjeve - Behar Maliqi- I vetmi që Plisat kanë këngë për të, kampion në fushë dhe jashtë saj

I ftuari i radhës në podcastin Arena e Yjeve në Telegrafi ka qenë ish-reprezentuesi i Kosovës dhe lojtari i shumë ekipeve të njohura, tashmë trajneri Behar Maliqi.Ai ka diskutuar gjerë e gjatë për karrierën e tij të pasur dhe momentet më të mira nëpër të cilat ka kaluar. Maliqi për më shumë se 20 vite ka veshur fanellën e disa ekipeve të njohura si Feronikeli ’74, Prishtina, Llapi, Malisheva, Partizani, Fushë Kosova, Keku dhe KF Airoporti duke mbyllur karrierën si një prej futbollistëve më të suksesshëm në futbollin kosovar.