Në episodin e 60-të të podcastit Arena e Yjeve, ish-gjyqtari i FIFA-s Bekim Zogaj sjell një rrëfim të plotë nga jeta dhe karriera e tij në futbollin ndërkombëtar. Ai tregon se si nisi rrugëtimin nga ligat e ulëta në Zvicër, duke punuar plot 14 vite për të arritur debutimin në Superligë, dhe më pas për t’u bërë pjesë e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe Kampionatit Evropian “Euro 2024”. Zogaj ndalet te momentet më të forta të karrierës – përjetimet nga ndeshjet evropiane, përballjet me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, debatet me Taulant Xhakën në Zvicër, por edhe ndeshjet e vështira me tension e gaz lotsjellës në stadiume. Në këtë bisedë, ai tregon pse vendosi të tërhiqej në kulmin e karrierës, pas më shumë se dy dekadash në fushë, duke u bërë një prej figurave më të respektuara shqiptare në botën e arbitrimit ndërkombëtar.
