Në episodin e 58-të të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, sjellim historinë e veçantë të Arsim Prepollit, ish-futbollistit që kaloi një rrugëtim të gjatë e plot sfida në futbollin brenda dhe jashtë Kosovës. Prepolli ndan me sinqeritet fillimet e tij si 16-vjeçar me Flamurtarin, momentin kur mori shansin e parë për të treguar talentin, e deri te sfidat që e forcuan si sportist dhe si njeri. Një nga kujtimet më të veçanta të tij është udhëtimi 52-orësh për të kompletuar transferimin në Bosnje – vend ku shkëlqeu si golashënues që në sezonin e parë. Në këtë rrëfim, ai flet edhe për ofertën e papërmbushur nga Istanbulspor, emocionet e veçanta kur pas një het-triku i gjithë stadiumi brohoriste “UÇK, UÇK”, si dhe kapitullin më pak të njohur të karrierës së tij – aventurën në Iran dhe kontratat e madhe në Lindjen e Mesme.
Mbështetur nga:
- Golden Eagle
Mbështetur nga:
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com
Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com
- Air Munich
- Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.
Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks
Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com
- Për më shumë: https://www.ebukura.com