#55: Arena e Yjeve – Bylbyl Sokoli: Rrëfimi i një trajneri legjendar në futbollin kosovar
#55

#55: Arena e Yjeve – Bylbyl Sokoli: Rrëfimi i një trajneri legjendar në futbollin kosovar

Në episodin e 55-të të “Arena e Yjeve” prezantojmë një rrëfim unik nga trajneri i mirënjohur Bylbyl Sokoli, i cili na tregon hapat e tij të parë në futboll dhe përvojat që e shndërruan në një nga figurat më të respektuara të futbollit kosovar. Nga dita e parë, deri tek ndikimi i Luan Prekazit dhe sakrificat e shqiptarëve në Tetovë për Kosovën, tek triumfet e tij në shtatë finale të Kupës së Kosovës me pesë ekipe të ndryshme, Bylbyl Sokoli rrëfen historitë më të veçanta të karrierës së tij. Ai ndan përvojat si përzgjedhës i Kosovës, paraluftës dhe pasluftës, drejtimin e shtatë prej dhjetë klubeve aktuale të Superligës dhe besimin e tij te Kosova dhe përzgjedhësi Franco Foda.

Mbështetur nga:
 
- Golden Eagle  

- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  
Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com  

- Air Munich  

- Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.  
Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks 

- E Bukura e Dheut

- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  
- Për më shumë: https://www.ebukura.com