#45: Arena e Yjeve – Kaltrina Biqkaj – Nga 12-vjeçare në ekipin e parë te 55 gola në një sezon, transferimi në Trabzonspor dhe rrëfimi që ndryshoi gjithçka
#45

#45: Arena e Yjeve – Kaltrina Biqkaj – Nga 12-vjeçare në ekipin e parë te 55 gola në një sezon, transferimi në Trabzonspor dhe rrëfimi që ndryshoi gjithçka

Në episodin më të ri të “Arena e Yjeve”, vjen një rrëfim frymëzues nga futbollistja kosovare Kaltrina Biqkaj – ylli i Trabzonsporit në Superligën e Turqisë. Ajo tregon fillimet e saj si 12-vjeçare me leje speciale në ekipin e parë, ku shpesh luante kundër djemve në fshat, madje edhe me emra të njohur si Lirim Kastrati. Kaltrina zbulon vendimin e rëndësishëm për të përfaqësuar Kosovën në vend të Shqipërisë dhe emocionet e debutimit me Dardanet. Në rrëfimin e saj, ndalet edhe te rekordet personale – përfshirë 55 gola në një sezon dhe një ndeshje me 12 gola të shënuar – duke e krahasuar me yjet si Messi e Ronaldo. Ajo flet hapur për momentin e vështirë kur mendoi ta linte futbollin, por një ofertë nga Turqia ia ndryshoi planet dhe i dha hov të ri karrierës. Biqkaj ndan përvojat e saj me futbollistet më të mira në Evropë dhe flet për jetën e përditshme në Trabzon, për sfidat dhe ëndrrën e saj të madhe në karrierë. Në fund, ndalet te çështja e pagave në futbollin e femrave, duke theksuar se edhe gratë meritojnë të paguhen sa burrat. Nuk mungon as momenti kur u befasua nga shpallja si golashënuesja e vitit në Kosovë – një tjetër trofe i merituar në një karrierë që premton ende shumë.

Mbështetur nga:
 
- Golden Eagle  

- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  
Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com  

- E Bukura e Dheut

- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  
Për më shumë: https://www.ebukura.com