Ish-gardiani i njohur i shumë ekipeve kosovare, dikur edhe reprezentues i Kosovës, Kushtrim Mushica, ka qenë i ftuar në podcastin Arena e Yjeve të Telegrafit ku ka diskutuar rreth karrierës së tij të bujshme si futbollist. Ai është ndalur te karriera e tij si në Kosovë, ku për shumë vite ishte portieri numër një, por edhe atë në Maqedoni dhe Shqipëri. Mushica ka rrëfyer edhe përjetime personale nga koha kur mbante veshur fanellën e ‘Dardanëve’. Ai ka folur edhe për sfidën që Kosova e luan ndaj Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
