37# Arena e Yjeve - Valmir Nafiu - Historitë me bashkëlojtarë yje si Van der Vart, Son e Calhanoglu, refuzimi i Ajaxit për Baselin dhe shumëçka tjetër
#37

37# Arena e Yjeve - Valmir Nafiu - Historitë me bashkëlojtarë yje si Van der Vart, Son e Calhanoglu, refuzimi i Ajaxit për Baselin dhe shumëçka tjetër

Futbollisti i njohur shqiptar, Valmir Nafiu, ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegafit. Ai ka rrëfyer shumë prapaskena nga karriera e tij, që nuk janë dëgjuar më parë. Nafiut tregon se si e refuzoi Ajaxin për të shkuar te Baseli . Emocionet e debutimit para 70 mijë tifozëve në Bundesliga në ndeshjen e parë me Hamburgun. Lidhja e Nafiut me Valon Behramin te Hamburgu të cilin e konsideron si vëlla të madh, pastaj edhe ndarja e zhveshtores me yje të mëdha si Van der Vart, Heung-Min Son e Calhanoglu.  Goli ndaj Tottenhamit të Jose Mourinhos dhe takimi me shokun e vjetër Heung-Min Son. Nafiu ka luajtur për skuadra shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi. Të gjitha këto ai i ka rrëfyer në “Arena e Yjeve”. 

Mbështetur nga: 
- KGM - Ssangyong 

- KGM – SsangYong është një markë e njohur koreane e automjeteve, e cila ka hyrë së fundmi në tregun e Kosovës përmes përfaqësuesit zyrtar Delfin LTD SH.P.K. 

- Për më shumë: https://www.facebook.com/kgmkosova 
 
- E Bukura e Dheut 

- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme. 

- Për më shumë: www.ebukura.com 

 

- Golden Eagle 

- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë. 

- Për më shumë: www.goldeneagle-ks.com