Reprezentuesi i Kosovës dhe futbollisti i disa klubeve të mëdha evropiane tanimë në radhët e LASK-ut, Valon Berisha, ka rrëfyer histori tejet interesante nga karriera e tij e pasur si dhe shumë prapaskena që deri më tani kanë qenë të panjohura për publikun. Ai ka folur për prapaskenat e ndeshjes të cilën Kosova e ka luajtur ndaj Anglisë si dhe për miqësinë që kishte me yllin norvegjez Erling Haaland sa ishin së bashku tek Salzburgu. Ylli kosovar gjithashtu ka treguar edhe për aventurën e tij tek Lazio, si e pranoi ofertën e tyre dhe cilat ishin fjalët që ia tha drejtori sportiv Igli Tare. Nuk munguan as bisedat e thella për Kosovën, ku ai tregoi për emocionet e golit të parë me fanellën ‘Dardane’. Si një futbollist që ka luajtur edhe në Bundesliga, Berisha ka rrëfyer edhe për momentin kur i kishte shënuar Borussia Dortmundit dy gola në një stadium me 80 mijë tifozë të pranishëm.
Mbështetur nga:
- KGM - Ssangyong
Mbështetur nga:
- KGM - Ssangyong
- KGM – SsangYong është një markë e njohur koreane e automjeteve, e cila ka hyrë së fundmi në tregun e Kosovës përmes përfaqësuesit zyrtar Delfin LTD SH.P.K.
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: www.ebukura.com
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
- Për më shumë: www.goldeneagle-ks.com