Mysafiri në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte ylli i Shqipërisë dhe Samsunspor, Arbnor Muja. Reprezentuesi i kuqezinjve ka zbuluar disa histori interesante dhe të padëgjuara më parë. Muja ka folur për përballjen në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës dhe lojtari që i la më së shumti përshtypje. Në histori të Antwerpit për golin e parë në Ligën e Kampionëve, lojtari shqiptar ka rrëfyer se çfarë ndjeu para se të realizonte. Muja po ashtu ka zbuluar arsyet e largimit nga Antwerpi për në Turqi. Si iu bashkua Muja skuadrës gjermane dhe u largua pas një viti dhe prapaskenat e transferimit në Belgjikë. Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Muja i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Mbështetur nga:
Mbështetur nga:
- Patos
- Patos është një markë e njohur patatinash që ofron produkte të shijshme, të prodhuara nga patate të cilësisë së lartë.
- Dent Fix
- Dent Fix është një nga klinikat më të avancuara dhe inovative në fushën e stomatologjisë në Kosovë.
- Lasko është një nga markat më të njohura dhe cilësore të birrës në Slloveni, me një traditë që daton që nga viti 1825.
- Pro Transport është një kompani nga Kosova që ofron shërbime profesionale të transportit kombëtar dhe ndërkombëtar.
- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare për prodhimin e energjisë nga dielli.
- KGM – SsangYong është një markë e njohur koreane e automjeteve, e cila ka hyrë së fundmi në tregun e Kosovës përmes përfaqësuesit zyrtar Delfin LTD SH.P.K.
- Për më shumë: https://www.facebook.com/kgmkosova