Mysafir në podcastin Arena e Yjeve në Telegrafi, ishte presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi. Ai ka diskutuar për tema nga më të ndryshmet, duke filluar që nga incidentet që ndodhën në sfidën ndaj Rumanisë në Ligën e Kombeve, e deri tek trajnerët që ka pasur ndër vite Kosova. Tutje ai ka rrëfyer për punën e Franco Fodës dhe ka treguar se sa është i kënaqur me punën e deritanishme të teknikut gjerman në krye të ‘Dardanëve’. Presidenti Ademi gjithashtu u ndal për të folur në veçanti për Edon Zhegrovën i cili këtë sezon ka ‘shpërthyer’ tek klubi i tij Lille, ku i ka sugjeruar atij se ku duhet ta bëjë hapin e ardhshëm në karrierë. Në vazhdim, ai ka thënë disa fjalë edhe për trajnerët si Albert Bunjaku, Alain Giresse dhe Franco Foda, duke treguar se cili prej tyre ka qenë më i paguari tek Kosova. Gjithashtu ai foli edhe për kohën sa ishte president i Kosovës së Prishtinës (26 vite) duke treguar për investimet që ka bërë tek ai klub.
Mbështetur nga:
Mbështetur nga:
- Patos
- Patos është një markë e njohur patatinash që ofron produkte të shijshme, të prodhuara nga patate të cilësisë së lartë.
- Dent Fix
- Dent Fix është një nga klinikat më të avancuara dhe inovative në fushën e stomatologjisë në Kosovë.
- Lasko është një nga markat më të njohura dhe cilësore të birrës në Slloveni, me një traditë që daton që nga viti 1825.
- Pro Transport është një kompani nga Kosova që ofron shërbime profesionale të transportit kombëtar dhe ndërkombëtar.
- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare për prodhimin e energjisë nga dielli.
- Për më shumë: https://www.muqacompany.com