Futbollisti i njohur kosovar, Liridon Krasniqi, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi. Krasniqi është një nga futbollistët nga Kosova që ka lënë gjurmë me karrierën e tij të në Evropë dhe Azi. Ai ka filluar që nga aventura e tij si fëmijë tek Bayern Munich dhe yjet me të cilët kishte stërvitur. Tutje ai nuk kishte lënë pa rrëfyer edhe një histori interesante të udhëtimit të tij me tren në Pragë, kur asokohe ishte vetëm 17-vjeçar dhe pa para. Duke qenë se një pjesë të madhe të karrierës e ka zhvilluar në Malajzi, Krasniqi ka treguar se si u bë idhull i njerëzve atje. Për më shumë ai kishte zbuluar se si populli në Malajzi ishte aq shumë i lidhur me të sa që emrin e tij kishin vendosur t’ua bartnin edhe fëmijëve të tyre. Nuk mungoi as biseda për Kombëtaren e Kosovës, ku Krasniqi ka zbuluar lojtarin e tij të preferuar të ‘Dardanëve’.
Mbështetur nga:
Mbështetur nga:
- Patos
- Patos është një markë e njohur patatinash që ofron produkte të shijshme, të prodhuara nga patate të cilësisë së lartë.
- Dent Fix
- Dent Fix është një nga klinikat më të avancuara dhe inovative në fushën e stomatologjisë në Kosovë.
- Lasko është një nga markat më të njohura dhe cilësore të birrës në Slloveni, me një traditë që daton që nga viti 1825.
- Pro Transport është një kompani nga Kosova që ofron shërbime profesionale të transportit kombëtar dhe ndërkombëtar.
- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare për prodhimin e energjisë nga dielli.
- Për më shumë: https://www.muqacompany.com