#13: Arena e Yjeve - Ismet Munishi - Nga aventurat e tij si lojtar në disa shtete deri tek ndeshjet historike me Kosovën
#13

#13: Arena e Yjeve - Ismet Munishi - Nga aventurat e tij si lojtar në disa shtete deri tek ndeshjet historike me Kosovën

Ish-futbollisti i njohur tashmë trajneri Ismet Munishi, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi. Munishi ka diskutuar për tema nga më të ndryshmet duke filluar nga aventurat e tij si lojtar duke zbuluar se si ndodhi transferimi i tij në Slloveni. Tutje ai ka rrëfyer se si nuk e ka harruar ish-klubin e tij Flamurtarin gjatë kohës sa ishte duke luajtur në Turqi, duke ia blerë atyre të gjitha pajisjet sportive. Në vazhdim ai nuk la pa përmendur edhe për yjet të cilët i rriti ai në futbollin e Kosovës si Milot Rashica, Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha. Munishi po ashtu ka folur edhe për ftesën që iu bë nga Kosova dhe për mënyrën se si e ka përjetuar lirinë e vendit në ndeshjen me Shqipërinë. Nuk munguan as rrëfime interesante si ajo mes Faruk Statovcit dhe Igli Tare, ku Munishi tregon për duelin që kishin pasur dyshja në fjalë.
 
Mbështetur nga:
- Patos
- Patos është një markë e njohur patatinash që ofron produkte të shijshme, të prodhuara nga patate të cilësisë së lartë.
Për më shumë: www.facebook.com/patosks

- Dent Fix
- Dent Fix është një nga klinikat më të avancuara dhe inovative në fushën e stomatologjisë në Kosovë.
Për më shumë: https://dentfix-ks.com/

- Lasko
- Lasko është një nga markat më të njohura dhe cilësore të birrës në Slloveni, me një traditë që daton që nga viti 1825.
Për më shumë: www.facebook.com/BirraLaskoKosova

- Pro Transport
- Pro Transport është një kompani nga Kosova që ofron shërbime profesionale të transportit kombëtar dhe ndërkombëtar.
- Për më shumë: www.pro-ks.com