#10: Arena e Yjeve - Mentor Zhdrella- Katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë
#10

#10: Arena e Yjeve - Mentor Zhdrella- Katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë

Ish-futbollisti i shumë ekipeve të njohura kosovare, Mentor Zhdrella, njëherazi i shpallur katër herë lojtari më i mirë në elitën e futbollit kosovar, ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi Sport. Zhdrella gjatë karrierës së tij të bujshme si futbollist ka veshur fanellën e disa ekipeve të njohura si 2 Korriku, Hysi, Drita, Prishtina, Llapi dhe Dukagjini. Në shkurt të vitit të kaluar, ai i dha fund karrierës si futbollist profesionist, teksa tani ushtron rolin e drejtorit sportiv tek Llapi. Gjatë këtij podcasti ai ka diskutuar tema të ndryshme duke filluar nga interesimi që kishte pasur për të gjiganti kroat Hajduk Spliti gjatë kohës sa ishte aktiv. Tutje, ai ka prekur edhe temën e Kombëtares së Kosovës, aty ku ka zgjedhur lojtarin e tij të preferuar, por nuk la pa diskutuar edhe për ofertat që ka Llapi nga ekipet evropiane për lojtarët e saj.

Mbështetur nga:
- Patos
- Patos është një markë e njohur patatinash që ofron produkte të shijshme, të prodhuara nga patate të cilësisë së lartë.
Për më shumë: www.facebook.com/patosks

- Dent Fix
- Dent Fix është një nga klinikat më të avancuara dhe inovative në fushën e stomatologjisë në Kosovë.
Për më shumë: https://dentfix-ks.com/